Bilall Kasami: Pas Ridefinimit, Maqedonia do ketë edhe vulën shqiptare

Rilindja me Besë ka mbajtur Tubimin e saj në Saraj, para Banorëve të Sarajit, bartësi i Listës në njesinë zgjedhore Një, Zekirija Ibrahimi deklaroi se të gjithë ata që merren me manipulimin e votës në maqedoni duhet të ndërshkohen dhe se edhe ata që blejnë votën por edhe ata që e shesin atë duhet të përfundojnë në burg. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall kasami tha se Lëvizja BESA dhe koalicioni Rilindje me BESË nuk është në skenën politike që të keqpërdor fenë në asnjë moment, dhe se përfaqësuesit e saj në asnjë fjalim publik nuk kanë mbajtur ders. Kasami tha se kanë dalë para qytetarëve që të bëjnë piolitikë dhe t’u ofrojnë më të mirën që e kanë shqiptarët e Maqedonisë. Kreu i Rilindjes me BESË nënvizoi se, partitë tjera në mungesë të vizionit dhe llogaridhënies po mundohen të tregojnë ders.

“Ne të Lëvizjes BESA nuk frigohemi dhe nuk frigohemi dhe nuk kemi turp të themi se besojmë në Zot dhe se jemi mysliman. Por ama ne nuk jemi në skenën politike, në asnjë koncert fetar, sepse shqiptarët e Maqedonisë para së gjithash kanë probleme kombëtare, shqiptarët e Maqedonisë kanë probleme me gjuhën, shqiptarët e Maqedonisë kanë probleme me identitetin e këtij shteti që nuk është identitet shqiptar por është një identitet maqedonas dhe ne duam që ky shtet po aq sa është maqedonas të jetë edhe shqiptar, ky shtet pas Ridefinimit do të jetë edhe një shtet ku edhe shqiptarët do të japin vulën e tyre”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu