Biznesmeni Lazim Destani nga Tetova i nis ndihmat për Kosovë

Biznesmeni dhe filantropi tetovar, Lazim Destani ka nisur ndihmat për familjet që pësuan dëme nga vërshimet në Kosovë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore. Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime”, ka shkruar Lazim Destani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu