Bogoevski: Mijallkovin e kam arrestuar për tregti me lëndë narkotike

Ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski, ka hedhur akuza të rënda mbi pasardhësin e vet në atë detyrë, Sasho Mijallkov.

Sipas Bogoevskit, në kohën kur ai ka punuar në DSK ka arrestuar Sasho Mijallkovin si të dyshuar për tregti me lëndë narkotike por rasti nuk ka përfunduar në gjykatë.

Por, ish kolegu i Mijallkovit, i cili vuajti një dënim me burgim për shkak të korrupsionit, nuk është ndalur me kaq. Sipas tij , babai i Sasho Mijallkovit, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Jordan Mijallkov nuk ka qenë në asnjë mënyrë i lidhur me partinë VMRO-DPMNE, përkundrazi, ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe dhe përndjekës i patriotëve maqedonas.

“Mijallkov dhe kushëriri i tij Gruevski gënjejnë kur thonë se i ndjeri Jordan Mijallkov ka qenë veprimtar i kauzës maqedonase.

Vetë Gruevski ndodhet në atë pozitë me propozim të biznesmenit grek Kondominas si shpërblim për nënshkrimin e marrëveshjes së shit-blerjes së rafinerisë “Okta””,- ka thënë Bogoevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu