Boksieri me origjinë nga Mirdita dërgon Shqipërinë në finalen e Botërorit

Shqipëria ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror të Boksit për të rinjtë. Boksieri, Adam Maca ka dërguar Shqipërinë në finalen e këtij kompeticioni.

Në aktivitetin që po mbahet në Jerevan të Armenisë që prej datës 24 nëntor, Maca ka shënuar një arritje historike, duke u klasifikuar për në finalen e peshave 54-57kg. Talenti i boksit me origjinë nga Mirdita, është pjesë e klubit shkodran “North Boxing Albania”.

Maca që stërvitet nga trajneri Klaudio Çekini ka bërë një paraqitje majft fantastike në gjysmëfinalet që u zhvilluan ditën e sotme. Boksieri shqiptar ka mposhtur me rezultatin 5-0 kundërshtarin afgan, Amanollah Sahak.

Ndërsa kjo arritje e Macës, i cili ka shkuar në finale, është rezulatti më i lartë i vendosur ndonjëherë në historinë e boksit shqiptar, në një Kampionat Botëror.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu