Këtë të dielë do të zhvillohet kryesfida e kësaj jave në kampionatin Italian ku do të zbresin në fushë dy gjigantët e futbollit Italian, Milan dhe Juventus. Një përballje që humbja nuk pranohet nga asnjë skuadër.
Në fushë do të zbresë edhe zv.kapiteni i skuadrës së Juventusit, Leonardo Bonuçi. 31 vjeçari do të priet më vërshëllima të mëdha në “San Siro” për mënyrën sesi ai iku nga skuadra e Milanit. Në momentin e transferimti te skuadra e Juventusit Bonuçi nuk mbeti pa thumbuar kuqezinjtë.
“Shkuarja te Milani ishte një zgjedhje e gabuar, kuptova se instinkti mund të na dërgojë edhe në zgjedhje të gabuara”, tha Bonuçi. Një deklaratë e cila nuk ka lënë një shije të mirë tek ambienti kuq e zi të cilët kanë mundësinë që të hakmerren ndaj tij për më tepër që prej një viti mbajti edhe shiritin e kapitenit te 7 herë kampionët e Europës. /albeu.com/










