Boris Johnson do të jetë Kryministri i Britanisë

Boris Johnson, politikani që ka premtuar se do të largojë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian me apo pa marrëveshje më 31 tetor, do të zëvendësojë Theresa May-n në rolin e kryeministrit, pasi ka fituar garën për të parin e Partisë Konservatore në Britani, ditën e martë.

Fitorja e tij rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që teton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.
Johnson, i konsideruar si fytyra e referendumit të vitit 2016 për Brexit, ka fituar votat e 92,153 anëtarëve të Partisë Konservatore, në krahasim me 46,656 sa ka fituar rivali i tij, Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

May do të largohet nga zyra kryeministrore ditën e mërkurën, pasi të takojë Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu