Borussia Dortmund fabrikë parash

Me shitjen e Christian Pulisic në Chelsea për 64 milion euro Borrusia Dortmund edhe një herë ka dëshmuar se ka një skauting ndër më të zhvilluarit në Evropë. Në pamundësi që të angazhojë emra të mëdhenj të futbollit dhe pasi që shpëtoi nga falimentimi këto ndryshuan politikën e tyre. Këta në 10 vitet e fundit në treg kërkojnë futbollist që nuk kushtojnë shumë dhe janë talent të mëdhenj. i angazhonin për pak para dhe më pas përfitonin shumë më shumë se sa që kishin shpenzuar.

Kështu në vitin 2010 në Dortmund për 350 mijë euro arriti japonezi Shinji Kagaëa. Ai më vonë për 16 mln euro u transferua në Manchester United dhe pas dy viteve u kthe mbrapa për gjysmën e kësaj shume. Fëmijën e tyre Mario Götze, babvarezëve ua dhanë për 37 mln euro, ndërsa tre vjet më vonë e kthyen për 22 mln. .

Në pesë vitet e fundit Borussia Dortmund, ndryshoi politikën e saj, ashtu që për pesë futbollist morri një shumë të madhe të parave. Nga Mats Hummels, Pierre-Emerick Aubameyang, Ilkay Gündogan, Ousmane Dembele dhe Christian Pulisic , skuadra e Borussia Dortmund fitoi 266 milion euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu