Brazilianët rekord në Premier League

Brazilianët rekord në Premier League, goli i Jesus u 82 në këtë sezon, ‘thyen’ bilancin e edicionit të shkuar

Futbollistët brazilian gjithnjë e më vendimtar në Premier League angleze. Vite më parë konsiderohej tabu, por tashmë “Samba” ka nisur të kërcehet edhe në kampionatin më të fortë të kontinentit. Goli i Gabriel Jesus në derbin e Londrës jo vetëm vulosi fitoren e Arsenalit por tashmë është pjesë e historisë.

26-vjeçari realizoi golin numër 82-të këtë sezon të Premier League. Një gol që vlen shumë, pasi thyen atë të sezonit të shkuar, ku numërimi u ndal në 81. Për ish-lojtarin e Manchester City ky ishte goli i 10-të në këtë sezon të kampionatit, me kryesimin e golashënuesve brazilianë që mbahet nga shoku i skuadrës, Martinelli.

Deri më tani 21-vjeçari ka shënuar 15 gola për të kontribuar jo pak në thyerjen e këtij rekordi. Shifra që përmirësohen nga viti të vit, me Premier League, që gjithnjë e më shumë ka hedhur sytë nga Brazili. Me 4 javë për tu luajtur, ky rekord pritet që të thellohet, duke parë edhe rendimentin e lartë të dyshes së Arsenalit dhe garën e fortë të skuadrave për të arritur objektivat final.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu