Britania do ta nisë procesin për shkëputje nga BE’ja në fillim të 2017-ës

Qeveria britanike synon aktivizimin e nenit 50, që do të nisë formalisht ndarjen nga Bashkimi Evropian, në fillim të 2017, deklaroi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson.
“Ne do të bisedojmë me miqtë dhe partnerët evropiane me objektivin për të dërguar letrën e nenit 50 në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Boris Johnson për kanalin televiziv “Sky News” në Nju Jork.

Kryeministrja britanike, Theresa May, kishte deklaruar deri tani se vendi i saj nuk do të aplikonte këtë nen para fundit të këtij viti, transmeton atsh.

Aktivizimi i këtij neni është një parakusht për fillimin e bisedimeve mes Londrës dhe BE-së mbi kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe marrëdhënieve të ardhshme me 27 vendet e bllokut, që pritet të zgjasin dy vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu