Buffon: Nuk e di a ka skuadër në botë me sulmin më të mirë se Liverpooli

Gianluigi Buffon ka thënë se “për momentin ai nuk e di se cila skuadër në botë ka sulmin më të mirë si Liverpooli”.

“Liverpool ka një skuadër shumë të fuqishme, por sidomos lojtarët e sulmit”, ka thënë ish portieri i Juventusit.

“Me Salah, Mane dhe Firmino që kanë një shpejtësi të madhe dhe po ashtu kreativitet, natyrisht ata janë kërcënim i madh”.

“Gjatë tërë karrierës sime kam dashur ta testojë veten ndaj më të mirëve në këtë momente nuk besoj që ka ndonjë skuadër në Europë apo botë me një treshe kaq të frikshme në sulm si Liverpooli”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu