Buffon: Nuk jemi favorit ndaj Unitedit

Portieri italian, Gianluigi Buffon ka hequr etiketën e favoritit nga skuadra e tij Paris Saint-Germain për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.

PSG është mysafirë i Unitedit në ndeshjen e parë të eliminimit direkt, e cila zhvillohet të martën në mbrëmje në Old Trafford.

Klubi parisien është parë si favorit i madh kur u hedh shorti, por tani me ardhjen e Ole Gunnar Solaskjer gjërat kanë ndryshuar pasi ekipi është kthyer në formë.

Edhe Buffon nuk pajtohet që janë favorit dhe beson se ekipi i tij do të jetë në rrezik në qoftë se ata nuk do të marrin seriozisht ndeshjen.

“Mendoj se ne duhet të përmirësohemi sa i përket mentalitetit, qëndrimit dhe frymës së sakrificës për ekipin”, ka thënë fillimisht Buffon për gazetarët.

“Të martën, një ndeshje shumë e rëndësishme po na pret, duhet të kemi një lojë të mrekullueshme”.

“Ndeshja jonë kundër Manchester Unitedit duhet të jetë më e fortë, me qëndrim të ndryshëm.

“Ne nuk jemi favoritë, mendoj se jemi njësoj, është 50/50”, përfundoi portieri italian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu