Bujar Osmani: Epoka e artë të shqiptarëve do njihet si epoka e Ali Ahmetit

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dje në takim me qytetarë ka folur për rëndësinë e ekzistimit të BDI-së në skenën politike shqiptare, dhe jo vetëm.

“Në Gostivar fola për epokën e artë të shqiptarëve që do njihet si epoka e Ali Ahmetit, njeriu që themeloi një politikë të re, një drejtim të ri politik, një shkolle të re politike që shndëroi një popull të margjinalizuar, të përjashtuar, të nënçmuar e diskriminuar në një popull që sot është bërë zot në shtëpi të vet që ka marrë fatin në duar të veta”, ka shkruar ministri Osmani në rrjetin social facebook.

“… gjeneratë e politikanëve të rinj që e shohin politikën si shërbim, si mision, të vendosur aty ku merren vendimet, të përulur ndaj njerëzve, intelektualisht të ngritur, kombtarisht të ndërtuar, profesionalisht të sprovuar, të sjellshëm ndaj bashkëpunëtorëve po edhe ndaj kundërshtarëve politik….”, ka përfunduar Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu