Bujar Osmani ka bërë një gjest të madh derisa ka ndërprerë pyetjen e gazetarit në një konferencë për shtyp për të respektuar thirrjen e Ezanit.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si Koordinues kryesor i shtabeve të krizave të njësive për vetëqeverisje lokale për mbrojtje nga COVID19, realizoi vizitë në Shtabin e krizës në Strugë, ku së bashku me Kryetarin e Komunës Ramiz Merko, realizuan takim edhe me përfaqësuesit e bashkësive më të mëdha fetare, ku ju referuan zhvillimeve të fundit lidhur me mbrojtjen nga COVID-19.
Në momentet që ai ka qenë duke dhënë deklaratë në gjuhën maqedonase për mediat maqedone ka thirur ezani dhe ai ka kërkuar nga gazetarët që të presin të përfundojë ezani dhe të vazhdojnë me deklaratën.
VIDEO:










