Bujar Osmani: Shprehim respekt për Kiro Gligorovin dhe Boris Trajkovskin

Me rastin 8 shtatorit, ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka vlerësuar lartë figurat e ish presidentëve të Maqedonisë, Kiro Gligorovit dhe Boris Trajkovskit.

Ja statusi i plotë i Osmanit:

“Shprehim respekt ndaj kryetarëve të mëparshëm të vendit tonë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në periudhë kur për herë të parë shënojmë ditën e pavarësisë me Kryetar konsensual të shtetit dhe shqiptar si Kryetar të Kuvendit, duke i realizuar idealet tona të përbashkëta për demokraci funksionale multietnike, multikulturore të shtetit tonë të përbashkët, me përcaktim të shprehur qartë euroatlantik”.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu