Autoritetet turke raportohet se kanë liruar sot më shumë se 35.000 të burgosur për të krijuar hapësirë në burgje.
“Rreth 7.450 të dënuar dhe 28.522 persona në pritje të dënimit janë liruar nga burgjet”, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).
Mediat turke kanë raportuar se burgjet janë mbipopulluar pas goditjes së qeverisë, që rezultoi me arrestimin e mijëra qytetarëve për shkak të grushtit të shtetit.
Autoritetet kanë miratuar masën, që lejon lirimin në kushte të caktuara, të rreth 38 000 personave të dënuar para grushtit të shtetit.
Të burgosurit, të cilët janë dënuar për krime të rënda si vrasje apo përdhunim, janë përjashtuar nga kjo masë.