“Buzëqesh” Allegri, Ronaldo i gatshëm për ndeshjen me Ajax-in

Lajme të mirë për Massimiliano Allegrin, në prag të duelit të së mërkurës ndaj Ajax-it, i vlefshëm për çerekfinalen e UEFA Champions League.

Cristiano Ronaldo ka lënë pas dëmtimin e pësuar me kombëtaren portugeze dhe do të jetë i gatshëm për takimin me holandezët.

Gjithsesi, Giorgio Chiellini dhe Emre Can do të jenë mungesat e rëndësishme për bardhezinjtë, të cilët do të kërkojnë të japin maksimumin për të marrë një fitore.

Lista e të grumbulluarve të Juventusit:

Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu