Cafu tregon cili lojtar mund të zëvendësojë Ronaldon

Ish-legjenda braziliane, Cafu është prononcuar në lidhje me pasuesin e Cristiano Ronaldo te skuadra e Real Madrid. Ai ka theksuar se vetëm Vinicius ka pritshmëri për të qenë nën gjurmët e portugezit.

“Askush nuk mund të zëvendësojë denjësisht Cristiano Ronaldon. Ai ishte unik, një fitues i cili krijoi një trashëgimi të jashtëzakonshme të suksesit të klubit. Besoj se Vinicius është kandidati më i mirë në futboll për të zëvendësuar Ronaldon.

Braziliani ka gjithçka që duhet për të zëvendësuar Ronaldon. Ai mund të jetë Ronaldo i ri, por për të arritur këtë duhet të punojë shumë. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu