Cakaj në mbrojtje të Thaçit e Veselit: Historia e UÇK-së nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, ka reaguar pas propozim-aktakuzës nga Prokuroria e Specializuar në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Cakaj theksoi se kur vie puna tek pastërtia dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete por si një komb, njofton Klan Kosova

Cakaj mes tjerash tha se historia e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush.

Fare thjesht: Kur vjen puna te pastëria dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb! Historia e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehë mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli 🇦🇱🇽🇰!” ka shkruar Cakaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu