Çanakaleja politike në Turqi: Erdogan në avantazh

Që në kutinë e parë, presidenti turk Rrexhep Tajip Erdogan është në avantazh në zgjedhjet turke, duke vijuar trendin e një fitoreje të mundshme historike, në atë që konsiderohet Çakanaleja politike.

Me Perëndimin kundër, përjashto qeverinë shqiptare, kreu i së cilës Edi Rama është e vetmja figurë politike që ka përcjell mesazh të qartë publik për t’u votuar miku i tij dhe i shqiptarëve, Erdogan ka zgjedhur besimin e tij në Zot si aleat në këtë betejë zgjedhore, më e rëndësishmja për Turqinë postosmane, me peshë të madhë në gjeopolitikën botërore.

Bazuar në 14,84 për qind të votave të përpunuara deri më tani, Erdogan kryeson me 56,67 për qind të votave, i ndjekur nga kandidati i opozitës Kemal Kiliçdaroglu me 37,41 për qind. Gjithashtu dhe në garën për parlamentin turk, Aleanca Popullore, e udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), aktualisht është në krye. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu