Çavuşoğlu: Turqia i kushton rëndësi axhendës pozitive me BE-në

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua në Ankara me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Në një mesazh të postuar në Twitter lidhur me takimin e zhvilluar në ministri me komisioneren Johansson, kryediplomati turk Çavuşoğlu, tha se Turqia i kushton rëndësi vazhdimit të axhendës pozitive me BE-në.

Presim hapa konkretë në fushat për migracionin, liberalizimin e vizave dhe luftën kundër terrorizmit”, tha Çavuşoğlu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu