Prokurorja Speciale, Fatime Fetai tha se sot ka qenë e njoftuar se ka urdhër për kontrollin e të gjithë të punësuarëve në Prokurorinë Publike Speciale.
Ajo theksoi për TV24 se në hyrje të godinës së prokurorisë është ndaluar nga një polic, që është thirrur në urdhërin e kryeprokurores Katica Janeva, se të gjithë të punësuarit duhet të kontrollohen para se të hyjnë dhe të dalin.
Fetai ka theksuar se ka kundërshtuar këtë urdhër. “Unë jam prokurore në këtë institucion tanimë katër vite dhe jo e dyshuar që dikush të më kontrollojë në çdo hyrje dalje”, theksoi Fetai, duke shtuar se një rast i ngjajshëm i ka ndodhur edhe një të punësuare tjetër. Por më pas, Janeva përmes shërbimit për informim ka theksuar se nuk ka dhënë një urdhër të tillë.










