Çfarë i’u premtua Vucicit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën, këto janë detajet

Një takim pas shumë viteve dhe nder i është bërë Serbisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), madje për presidentin serb Aleksandar Vucic, është shtruar një drekë nga ana e sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pompeo, shkruan Gazeta Metro.

Një darkë jo e lehtë për Vucicin ishte dje në SHBA, pasi aty është folur për çështjen e Kosovës dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Pompeo i ka premtuar Vucicit dy gjëra, heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe respektimi e dëgjueshmëria i qëndrimit të Serbisë karshi çështjes së Kosovës.

Këtë madje edhe vet presidenti serb Vucic e ka pranuar se ka marrë përkrahje dhe premtim nga sekretari Pompeo gjatë takimit, gjithashtu, ai ka thënë se ka kërkuar nga SHBA’të që të përpiqen dhe të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës.

Çfarë ka kërkuar Pompeo nga Serbia?

Sekretari i shtetit amerikan ka kërkuar nga Vucic që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundon me njohje dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu ai i ka bërë me dije Vucicit se Serbia nuk mund të hy në Bashkimin Evropian (BE) pa arritjen e një marrëveshje me Kosovë, pasi një arritje e një marrëveshje mes dy vendeve stabilizon rajonin dhe prosperitetin e shtetit të Serbisë.

“Dreka produktive me Presidentin serb, Aleksandar Vucic mbi Dialogun Kosovë-Serbi dhe pranimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin transatlantik”, ka shkruar Pompeo në Twitter, transmeton Gazeta Metro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu