Çfarë po ndodh në Juve, veprimi i mbrëmshëm i Chiellinit zbulon krizën e madhe?

Mbrëmë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA-s. Luka Modric u zgjodh edhe lojtari më i mirë i vitit, ndërsa pati befasi te votimi për trajnerë.

Lojtari i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk e ka votuar trajnerin e tij te “Zonja e Vjetër”, Masimiliano Allegrin.

Qendërmbrojtësi italian ka votuar për Didier Deschamps, Zinedine Zidane dhe Gareth Southgate.

Nuk dihet arsyeja pse Chiellini nuk votoi Allegrin por Southgate-n. Pritet të mësohen prapaskenat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu