Chelsea nxjerr në shitje Brojën, 22-vjeçari vlen 30 mln euro. Ekipe e interesuara

Viti 2024 mund ta gjejë Armando Brojën me fanellën e një tjetër skuadre. Sulmuesi 22-vjeçar është vendosur në shitje nga londinezët, ndërsa me sa duket nuk ka bindur dot trajnerin Mauricio Pochetinno. Sipas asaj që raportohet në mediat britanike, Chelsea ka përpiluar listën me lojtarët të cilët nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, mes tyre është dhe emri i sulmuesit shqiptar.

Rastet e shpërdoruara gjatë ndeshjeve kanë ndikuar drejtëpërdrejt tek trajneri argjentinas, me këtë të fundit që ka marrë përgjegjësinë. Gjatë këtij sezoni, Broja është aktivizuar në 12 ndeshje, ku në 3 prej tyre ka luajtur si titullar. Me fanellën e bluve të Londrës numëron vetëm 1 gol dhe 1 asist, shumë pak për një lojtar që synon formacionin titullar.

Rikthimi i Nkunku, madje dhe shënimi i golit në ndeshjen me Wolverhampton, ka qartësuar idetë e drejtuesve se është i duhuri, madje duke fituar balotazhin me dyshen Broja-Jackson, teksa edhe për këtë të fundit ka shumë kritika. Por pavarësisht ësaj, senegalezi pëlqehet nga Pochetinno, duke bërë që lotjari që do të duhet të largohet është Broja, teksa edhe Conor Callagher është vendosur në shitje. Për Brojën ka disa ekipe të interesuara, mes tyre Fulham dhe Newcastle në Premier League.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu