Vazhdon të jetë njëra nga temat më të përfolura, fjala është për fantazistin e Real Madridit, Francis Alorcon ISCO, shkruan GazetaBlic. Ky i fundit, duke u bazuar në raportet me trajnerin Solari, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeo.
Disa skuadra të mëdha evropiane janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e tij, derisa kampionët aktual anglez janë ‘pole-position’.
Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat deri në fund të këtij edicioni, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
Kujtojmë se për spanjollin është i interesuar edhe Maurizio Sarri.










