“Çka ka për të qeshur Ana Brnabiq”, opozita proteston kundër kryeministres serbe pas mesazhit të saj në Twitter

Deputetët e disa partive opozitare në Kuvendin e Serbisë u ngritën në këmbë dhe mbanin fotografi që shkruanin, “Çfarë është qesharake?” në momentin kur filloi të flasë kryeministrja Ana Brnabiq.

Ky ishte një reagim ndaj mesazhit të fundit të kryeministres në Twitter, ku ajo u tall me protestat anti-qeveritare “Serbia kundër dhunës”.

Brnabiq ka publikuar në rrjetet sociale një version të redaktuar të fotografisë së publikuar më parë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën pranë të dyve është edhe ministri i Financave, Sinisha Mali, me komentin “Jemi shumë më tepër se në të kaluarën. Edhe pak dhe ne do të jemi në Gazelë!”

Kuvendi i Serbisë po mbanë seancën e jashtëzakonshme rreth ngjarjeve tragjike në Serbi.

Kujtojmë se javë më parë u trondit shtetit serb, ku në dy raste të ndara u vranë 17 persona.

Ndryshe, opozita serbe po kërkon shkarkimin e ministrit të policisë, Bratislava Gashiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu