Clinton zbulon: Si dhe kur e dija që Putini do të pushtonte Ukrainën

Tre vjet përpara pushtimit rus të Ukrainës, Vladimir Putin i tha Bill Clinton-it se ai nuk ishte i detyruar nga Memorandumi i Budapestit, i cili garanton integritetin territorial të Ukrainës.

Ish-presidenti amerikan tha se kjo ishte ajo që presidenti rus i tha atij në vitin 2011 në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në bisedën e tij, raporton Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga koha e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.

Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Clinton dhe Boris Jelcin si president i Rusisë, si dhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.

“Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton të enjten. “Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.

Clinton vazhdoi duke thënë se “Unë e dija gjatë gjithë kohës se pushtimi ishte çështje kohe” – dhe në të vërtetë ndodhi tre vjet më vonë me pushtimin e Donbasit dhe Krimesë nga Rusia. Putin argumentoi se kryengritja e Maidan-it e ktheu Ukrainën në një vend tjetër, duke e bërë të pavlefshëm Memorandumin. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu