Çmendet Reali, ofron 350 milion euro për Neymar

Një lajm bombë vjen nga Spanja teksa gazeta katalanase “Sport” bën të ditur se presidenti Florentino Perez ofron 350 milion euro për yllin e PSG-së Neymar, shkruan Albeu.com.

Neymar ka edhe 3 vite kontratë me PSG-në, megjithatë po sipas gazetës “Sport”, Madrilenët tashmë kanë nisur kontaktët me brazilianin.

Reali i Madridit po vuan këtë sezon ku me largimin e Ronaldos skuadra ka humbur identitetin dhe gjatë verës së kaluar Perez nuk arriti të zëvendësonte portugezin me një tjetër ylli.

Ndërkohë bëhet e ditur gjithashtu se Neymar do të përfitojë plot 45 milion euro në sezon tek Reali duke u bërë futbollisti më i paguar dhe me i shtrenjte ne në historinë e futbollit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu