COVID 19 në Maqedoni, 389 raste të reja, 4 të vdekur, 998 të shëruar

Në 24 orët e fundit janë bërë 2445 teste, ndërsa janë regjistruar 389 raste të reja me covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Kjo bëhet e ditur në raportin e publikuar sot nga Ministria e shëndetësisë.

Sipas komunave, këto janë rastet e regjistruara:

– Shkup 140
– Prilepi 34
– Kavadarci 33
– Kumanovë 21
– Veles 20
– Ohër 15
– Dellçevë 14
– Manastir 13
– Tetovë 12
– Strumicë 12
– Negotino 11
– Stip 10
– Gjevgjelija 8
– Gostivar 6
– Berovë 6
– Kratovë 4
si dhe komuna tjera me më pak raste.

Gjatë 24 orëve kanë ndërruar jetë katër veta: një pacient nga Kumanova (73), Kavadarci (65), Probistipi (87) dhe Vinica (83 g).

Janë regjistruar 998 pacientë të shëruar, prej të cilëve: Shkup 620, Kumanovë 36, Tetovë 35, Ohër 33, Strumicë 28, etj.

Deri më tani janë bërë gjithsej 476.725 testime të Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 95.736, numri i pacientëve të shëruar është 86.844, numri i vdekjeve 2.959, dhe numri i rasteve aktive është 5.933.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu