CR7 flet pas triumfit në Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë pasi triumfoi në Superkupën e Italisë ndaj Milanit në Jeddah të Arabisë Saudite, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0.

“Ishte një ndeshje e vështirë, është shumë nxehtë dhe vështirë të luash në këtë kushte”, tha Ronaldo.

“Ne luajtëm mirë, krijuam shanse dhe duket qartë se jam i lumtur që kam shënuar golin e fitores”.

“Jam i lumtur, ishte goli im që ta filloj vitin 2019 me titull, kam titullin e parë me Juven dhe jam shumë i lumtur”.

Ronaldo tani ka arritur ta fitoj Superkupën në secilin vend ku ka luajtur, në Portugali, në Angli, Spanjë dhe së fundmi në Itali. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu