CR7 sërish me probleme

Disa akuza të reja në lidhje me superyllin e Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldon, janë zbuluar së fundmi.

Jasmine Lennard, e cila sipas gazetës ‘Marca’ ka qenë një e dashur e Ronaldos, ka bërë disa akuza të rënda drejtë 33-vjeçarit në llogarinë e saj në Twitter duke e akuzuar lojtarin për kërcënimin e saj se do “t’ia pres trupin” dhe do t’ia “hedh në lumë”.

https://twitter.com/Jasminelennard/status/1082703664299630592?

Përmes disa postimeve të shumta në llogarinë e saj në Twitter, Lennard akuzon atë për të qenurit një “gënjeshtar” dhe një “psikopat”

https://twitter.com/Jasminelennard/status/1082701781644308484?

Këto akuza nga Lennard vijnë vetëm disa muaj pasi futbollisti ishte akuzuar për përdhurimin e një gruaje me emrin Kathryn Mayorga, diçka që u zbulua fillimisht nga gazeta gjermane ‘Der Spiegel’.

Lajmet në lidhje me këto pretendime nga Lennard janë vërtetë të rënda, veçanërisht nëse vërtetohen se kanë substancë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu