Cristiano Ronaldo shkruan historinë te Juventusi

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë i Juventusit që shënon nëntë gola në 13 ndeshjet e para në Serie A, që prej Pietro Anastasit në sezonin 1968-69.

Sulmuesi portugez realizoi golin e tij rekordthyes në fitoren e Juventusit 2-0 ndaj SPAL.

Në 10 ndeshjet e fundit në Serie A, Ronaldo i ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asiste.

Kjo nënkupton që ai i bashkohet sulmuesit të Genoas, Krzysztof Piatek në krye të listës së golashënuesve në Serie A.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu