Çulev: MPB i dha një kompanie biznes milionësh për ushqime edhe pse ka kuzhinën e saj

OBRM PDUKM akuzon Ministrinë e Punëve të Brendshme se i ka dhënë një biznes miliona dollarësh një kompanie private për blerjen e ushqimeve edhe pse ajo ka kuzhinat e veta. Nga MPB thonë se kuzhinat e MPB-së nuk janë mirëmbajtura mirë dhe me kontratët që kanë shëbimet i kanë më të mira, transmeton Telegrafi.

Nga OBRM PDUKM thonë se policët në objektin në Gjorçe Petrov dhe në Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë do të hanë ushqime të siguruara nga një kompani private e themeluar me mbështetjen financiare të pushtetit aktual.

Ata thonë se bëhet fjalë për super biznes që i mundëson kompanisë “Industri servis” të shpenzojë mbi 7 milionë euro për ushqim, për të siguruar rreth 1 mijë vakte në ditë.

Për kompaninë “Industri Servis” nga kjo parti thonë se ka pasur biznese tjera me Qeverinë, dhe tashmë ka marrë grant prej 10 milionë denarë nga Qeveria e LSDM-së për ndërtimin e fabrikës.

“Përderisa në objektet e MPB-së ka kuzhinë me pajisje moderne të reja për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve që i plotëson të gjitha standardet e HASAP, ministri Spasovski po hedh miliona euro në tenderë për ushqim”, deklaroi në konferencën për media Naqe Çulev nga OBRM PDUKM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu