Daçiçi i kërkon Amerikës një kombinim fitues për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka këshilluar sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se cilët drejtues të Shteteve të Bashkuara duhet të marrin mbi supe ndryshimet në politikën e jashtme të këtij shteti.

“I tërhoqa vëmendjen rreth asaj se ndryshimet në politikën amerikane duhet t’i bëjnë vetëm presidenti, zëvendëspresidenti dhe ministri i Jashtëm, duke marrë parasysh që përfaqësuesit e establishmentit të vjetër nuk mund ta bëjnë këtë, sepse e mbrojnë politikën e tyre të viteve 1990”, ka thënë Daçiq për bisedën e shkurtër me Tillersonin në mbledhjen e këshillit të ministrave të OSBE-së në Vjenë.

Daçiç i ka thënë Tillersonit se është e nevojshme të arrihen marrëveshje strategjike dhe se Serbia është e gatshme të bisedojë më administratën e re amerikane, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, përcjell gazetametro.

Ai ka thënë se i ka kërkuar Tillersonit të shikohet mundësia të gjendet “një kombinim fitues në të cilin do të gjendeshin interesa të përbashkëta, në mënyrë që të arrihet zgjidhja afatgjatë për disa probleme të rajonit, siç është Kosova”.

Ai ka thënë se takimi ishte hapje e dyerve, që në fillim të vitit të ardhshëm të zhvillohet një takim dypalësh me të. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu