Daçiq “plas” pse Shkupi nuk e ekstradoi Tomorr Morinën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq theksoi se vendimin e Maqedonisë së Veriut për mosekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është politik.

Ai tha se nëse për dikë ka flet-arrest nga INTERPOL-i, nuk duhet të mendohet nëse do të ekstradohet ose jo.

““Nëse dikush ka fletë-arrest nga Interpoli, atëherë pse duhet të mendohet nëse do të ekstradohet apo jo. Kjo ashiqare bëhet për arsye politike”, theksoi Daçiq.

Ai tha se edhe Franca në këtë mënyrë e ka lëshuar Ramush Haradinajn dhe sipas tij, është problem që edhe Haradinaj, por edhe ushtarë tjerë të UÇK-së nuk do të përgjigjen.

“Morina dhe të tjerët asnjëherë nuk do të përgjigjen”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, duke shtuar se “vendet perëndimore kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ndërsa ata nuk e respektojnë këtë organizatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu