Dalja e ulët në votime favorizon partitë e mëdha

Maqedonia do të votoj më 15 korrik, por COVID-19 mund të ndikoj në daljen e ulët të votuesve.
Analisti politik, Sefer Selimi thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja e ultë në votime do ti favorizoj partitë e mëdha.

“Pandemia gjithsesi do të ketë ndikim të madhë në vendimin e votuesve se a do të dalin apo jo në ditën e votimeve. Veçanërisht tek të moshuarit dhe kategoritë më të rrezikshme të votuesve. Për më tepër, data është verë, në korrik, dhe do të jetë një sfidë për palët.

Për zgjedhjet parlamentare nuk ka census për pjesëmarrje apo dalje në zgjedhje. Por sistemi zgjedhor i Dontonit, sipas pjesëmarrjes së ulët, përsëri do të favorizojë partitë më të mëdha”, thotë Selimi.

Sipas një protokolli të hartuar nga Komisioni për sëmundje infektive një muaj më parë, dritaret në qendrat e votimit duhet të jenë të hapura, duhet të ketë distancë fizike midis anëtarëve të bordeve zgjedhore, votuesit do të presin jashtë në një distancë prej dy metrash, dhe në vendvotimet nuk do të ketë më shumë votues sesa numri i kutive të votimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu