Deklarata e Messit: Më pëlqen kur i dëgjoj njerëzit duke thënë se jam më i miri në botë

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se atij i pëlqen kur i dëgjon njerëzit e tjerë të thonë se ai është më i miri në botë, pasi që ka qenë duke punuar për këtë gjë gjatë gjithë jetës së tij.

“Më pëlqen kur i dëgjoj njerëzit duke thënë se jam më i mirë në botë, pasi që për këtë gjë kam punuar gjatë gjithë jetës time”, ka thënë Messi për median spanjolle Marca, e cila e nderoi me çmimin Pichichi për 34 golat e tij që i shënoi sezonin e kaluar.

“Këto çmime janë rezultat i punës së gjithë skuadrës, që më ndihmon mua shumë për t’i arritur këto . Shpresoj se do të arrijmë ta fitojmë edhe një titull tjetër të La Ligës këtë vit”, shtoi Messi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu