Deklarata e Zaevit në prag të konstituimit të Kuvendit

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit në Facebook ka shkruar në lidhje me seancën konstitutive të Kuvendit që po mbahet sot pas zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Parlamenti ynë sot mban seancën e parë, konstitutive me pjesëmarrjen e deputetëve që shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut”, ka shkruar Zaev.

Ai theksoi se deputetët në seancën obligohen për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm.

“Sot obligohemi për ndërtimin e një Kuvendi të pavarur dhe të përgjegjshëm, shtëpi e vërtetë e demokracisë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” ka shkruar Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu