Deklarata për çlirimtarët, Rugova tregon se a do ta votojë të njëjtën

Screenshot

Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë këtë Deklaratë, Rugova u përgjigj shkurt.

“Te shohim me GP jemi duke shkuar në mbledhje, por patjetër që duhet me e votu, por ta shohim se si po koordinohet teksti një herë”, tha ai për gazetarët.

Pos tjerash, ai u pyet rreth çështjes së presidentit, për çka tha se është mirë që të zgjidhet kryetari i vendit, sipas tij, “që të shmangen zgjedhjet për hir të popullit dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu