Dëmtohet Sergio Ramos, ‘’braktis’’ Spanjën

Kombëtarja Spanjolle nuk do të ketë Serio Ramos në ndeshjen e së Dielës ndaj Bosnjës. Kapiteni pësoi një dëmtim muskulor në kofshë në sfidën e së enjtes ndaj Kroacisë.

Mbetet të shihet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit në ditët në vijim por me shumë gjasa ai do të jetë gati në fushë për Realin e Madridit në sfidën ndaj Eibar në 24 nëntor.

Spanja kryeson grupin në Nations League, por nuk ka më ndeshje për të luajtur dhe duhet të shpresojë që Anglia e Kroacia të barazojnë në stadiumin Uembli të dielën për të arritur në Play Off. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu