Deputeti shqiptar: “Kriza politike në Maqedoni përfundon vetëm nëse Gruevski dorëhiqet”

Deputeti Aldo Bumçi ka thënë sot se kriza politike në Maqedoni mund të zgjidhet vetëm nëse lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski jep dorëheqjen.

Bumçi, gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë tha se Gruevski duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që t’i hapë rrugën zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni.

Ai shtoi se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën zhvillimit të vendit. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu