Dhuna në Kuvend, largohen nga puna 11 policë

11 policë janë larguar nga puna për ngjarjet e dhunshme më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Vendimi është marrw pasi veprimet e tyre janw konstatuarnë kundërshtim me rregullat e MPB-së.

Ata ishin në punë ditën kur në Kuvend ndodhën trazirat, por nuk kanë vepruar në parandalimin e turmës së protestuesve në Kuvend.

Sipas të dhënave jo zyrtare ky numër nuk është përfundimtar pasi pritet të ketë edhe pjesëtarët të tjerë që mund të largohen nga puna për shkak të konstatimit të përgjegjësinë së tyre.

Hetimet për ngjarjet e dhunshme në hapësirat e institucionit ligjvënës po zhvillohen nga Prokuroria Publike. A

ktualisht dhjetë persona akuzohen për ushtrim dhune ndaj deputetëve, përfshirë edhe sulmin ndaj Ziadin Selës.

Për momentin vetëm një prej tyre, Panço Angellov është dënuar me 4 vjet burg për sulmin ndaj Radmilla Sheqerincës, e cila në atë kohë ishte deputete e LSDM-së. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu