Dialogu Kosovë-Serbi, Haradinaj: Bashkimi Evropian ta dorëzojë portfolion te presidenti i ShBA-së për marrëveshjen finale

Ish kryeministri i vendit, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, i cili po zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimin Evropian në Bruksel.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

Sipas tij, zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai tha se Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.

“Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu