Dimitriev i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit turk

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev dërgoi mesazh ngushëllimi deri tek kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım me rastin e sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll ku humbën jetën 39 persona, raporton AA.

“Lajmi për aktin e tmerrshëm terrorist i cili ndodhi në Stamboll më ka tronditur dhe më ka shqetësuar thellë. Duke e dënuar këtë akt të terrorit Ju lutem pranoni ngushëllimet e thella dhe përcillni deri te familjet të viktimave. Qytetarët e Maqedonisë janë me qytetarët e Turqisë në këtë moment të vështirë”, tha Dimitriev.

Maqedonia dhe Turqia, potencoi ai, qëndrojnë bashkë me tërë bashkësinë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit i cili paraqet kërcënim global për njerëzimin i cili duhet patjetër të mposhtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu