Dino Zoff: Ja dallimi mes Berishës dhe Strakoshës

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është vënë në qendër të kritkave pas gabimit të tij në ndeshjen ndaj Sampdorias.

Në këtë moment delikat që po kalon, legjenda e portës italiane, Dino Zoff, i ka dalë në mbrojtje shqiptarit në një prononcim të tij për “cittaceleste”.

“Momenti i vështirë që po kalon Strakosha? Ai është një portier i mirë. Ishte zgjedhja e duhur për ta bërë atë titullar. Nëse diçka i mungon Lazios nuk mendoj se është e drejtë të fajësohet portieri. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë“, u shpreh Zoff.

Pas ndeshjes që do të luajë në Europa League kundër Eintracht Frankfurtit, ekipi lacial do të ketë një duel mjaft të vështirë në transfertë kundër Atalantas. Aty ku Immobile me shokë duhet t’i shënojnë Etrit Berishës. Zoffi pyetet dhe në lidhje me besimin që Lazio i dha Strakoshës duke preferuar largimin e shqiptarit tjetër dhe diferencën mes dy gardianëve të ekipit tonë kombëtar.

“Mund të them se ata të dy janë portierë me shumë cilësi. Të jem i sinqertë nuk shoh shumë diferenca mes të dyve”, u shpreh legjenda e portës italiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu