Diplomati e zë në rrenë Vuçiqin: Ja nga cili shtet varet hyrja e Kosovës në OKB, nuk është Serbia

Diplomati shqiptar, Shaban Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi, i cili theksoi se hyrja e Kosovës në OKB varet nga Serbia. Murati përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, hyrja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia por nga Rusia.

Ai shkruan se po nuk deshi Rusia, as Franca dhe Gjermania nuk e fusin dot Ksoovën në OKB.

Postimi i plotë:

“Rrena e Vuçiqit sikur e ka në dorë të fusë Kosovën në OKB

Presidenti serb Vuçiq deklaroi në 8 tetor rrenën e radhës sikur Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar atij që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në OKB dhe ata si shpërblim do ta fusin Serbinë në BE. (I mjerueshëm servilizmi i mediave shqiptare, që nuk lenë rrenë dhe p. të Vuçiqit pa i bërë jehonë sapo dalin).

Vuçiqi ka disa vite, që tallet dhe shet ajër sikur nga Serbia varet të hyjë Kosova në OKB. Këtë ajër serb e hëngri edhe qeveria e mëparshme e Kosovës si analfabete diplomatike. Çdo fillorist e din që anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia. Po nuk desh Rusia, as Franca, që është anëtare e përhershme e KS të OKB, dhe as Gjermania, që nuk është anëtare e përhershme e KS të OKB, nuk e fusin dot Kosovën në OKB. Serbia, që është thjesht një votë ndër 193 shtete anëtare të OKB, nuk hyn fare në refene për anëtarësimet e reja në OKB.

Por Vuçiqi vazhdon të vetëfryhet, sikur ai e ka në dorë të hyjë Kosova në OKB. E rren mendja se ndoshta dikush në Prishtinë mund të përsërisë gabimin trashanik të paraardhësve dhe të blejë ajrin diplomatik serb të anëtarësimit në OKB.”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu