Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosh, ka bërë me dije se ndërkombëtarët e detyruan Hashm Thaçin të formojë Gjykatën Speciale.
Ai ka vlerësuar se për shkak të presionit nga jashtë Thaçi ia vendosi vetes lakun në fyt.
Në një intervistë për Radio Dukagjini, diplomati holandez ka shprehur keqardhje që njeri nga njerëzit që ia bërë këtë preson Thaçit ishte ai vet.
“Problemi sigurisht është se do të jenë përsëri njerëzit e njëjtë, andaj nuk pres shumë. Mendoj se pasi presidenti Trump ndërhyn në çdo çështje, duhet të ndërhyjë edhe këtu, sepse kjo ka shkuar shumë larg. Rama e ka provuar këtë më parë, shumë njerëz kanë thënë se kjo Gjykatë duhet të ndalet. E patë siç thuhej në fillim: Kjo është Gjykata e Kosovës. Ata nuk i ndjekin ligjet e Kosovës, nuk kanë njerëz të Kosovës, ka vetëm amerikanë në panelin e gjykatësve dhe prokurorëve, çfarë Kosove ka këtu? Duke shikuar prapa, ishte një vendim i gabuar, për të cilin edhe unë jam përgjegjës”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Unë i thashë Thaçit atëherë: Mos u brengos, do të jesh i lirë shumë shpejt, do të lirohesh në mungesë provash, dhe i shkreti i vendosi vetes lakun në fyt. Tani i thonë e bëre vet, vet e kërkove. Jo nuk e kanë kërkuar, janë detyruar ta bëjnë këtë nga njerëz si unë. Ndihem shumë keq për këtë, por ai ishte urdhri që unë morra nga Haga, dhe pasi isha ambasador, më duhej ta përmbushja. Jozyrtarisht e kam bërë të qartë se nuk pajtohesha. Kjo është një gjë e keqe për vendin, për drejtësinë në përgjithësi, dhe të vetmit që po festojnë me gëzim të madh janë njerëzit në Serbi, ku kriminelët e luftës janë në Qeveri apo në krye të ushtrisë duke qeshur. Ata duhej të ishin në burg më shumë se çdokush tjetër”, ka shkruar ai.










