Diskriminimi fetar në Kumanovë: Xhamia më e vjetër në Ballkan e përmalluar për thirrjen e ezanit

Minarja e xhamisë e cila është në gjendje të shkatërruar në afërsi të rrugës në mes të arave, është pjesërisht e rrënuar, ndërkohë që përreth xhamisë toka është gërmuar dhe janë hedhur mbeturina. Xhamia e braktisur pret “zgjatjen e dorës” për thirrjen e sërishme të ezanit

Vazhdon të presë për rindërtim xhamia Koxha Mehmet Bej në fshatin Tabanoc të Kumanovës në veri të Maqedonisë, e cila prej një shekulli qëndron e mbyllur për lutje. Xhamia e ndërtuar në afërsi të kufirit me Serbinë në vitin 1380, gjatë periudhës osmane, llogaritet si njëra nga xhamitë më të vjetra në Ballkan.

Ndërsa sipas historianit Michel Kill, kjo xhami është ndërtuar me kube në shekullin e 16-të nga ana e Mehmed Pashës nga Kaçaniku.

Minarja e xhamisë e cila është në gjendje të shkatërruar në afërsi të rrugës në mes të arave, është pjesërisht e rrënuar, ndërkohë që përreth xhamisë toka është gërmuar dhe janë hedhur mbeturina. Xhamia e braktisur pret “zgjatjen e dorës” për thirrjen e sërishme të ezanit.

Edhe pse xhamia njëkatëshe me pamje të arkitekturës arabe ka arritur ta ruajë formën e kupolës, brenda xhamisë ka gropa të mëdha për të cilat thuhet se janë bërë për qëllime kërkimore. Nuk ekziston asnjë rrugë që shpie deri te xhamia, kurse sipërfaqja përreth saj përdoret për kultivim nga bujqit.

Në anën e derës së hyrjes së oborrit të xhamisë Koxha Mehmet Bej e cila aktualisht është zënë nga parcelat, gjenden kolona në formë themeli pjesë të të cilave janë nxjerrë nga nëntoka.

xhammia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu