Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqit të Kuq në territorin e qytetit të Shkupit, sot në mënyrë tradicionale edhe këtë vit e shënojë Ditën Botërore të Ndihmës së Parë.
Shënimin e manifestimit që e organizojnë në bashkëpunim dhe me mbështetjen e SPB Shkup do të bëhet me ushtrime demonstrative për dhënien e drejtë të ndihmës së parë në disa lokacionie në Shkup respektivisht para QT Biser, para Portës Maqedonia dhe përballë QT Mavrovë (Bit Pazar).
Do të stimulohen aksidente, ndërsa shoferët dhe automjetet motorike që do të ndalohen nga ana e ekipeve të SPB Shkup do të duhet të sanohen në mënyrën e duhur. Për të gjithë që në mënyrë të rregullt do të bëjnë ndihmën e shpejtë janë paraparë çmime, ndërsa ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme, do të edukohen nga ana e vullnetarëve të Kryqit të Kuq të trajnuar për demonstrim të drejtë të ndihmës së parë.