Djali i Remzi Hoxhës: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e babait tim, Edi Rama ta arrestojë (VIDEO)

I biri i Remzi Hoxhës, Adrian Hoxha, sërish ka folur për vrasjen e babait, duke thënë se Sali Berisha është urdhërdhënësi i vrasjes.

Në emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës, Hoxha sërish hedhë akuza të rënda ndaj Sali Berishës, duke thënë se ai dha urdhër për vrasjen e babait të tij.

“Unë e konsideroj urdhërdhënës të vrasjes së babait tim”, thotë Hoxha për Sali Berishën.

“ Mendoj se Edi Rama ka guxim për ta arrestuar edhe Sali Berishën”, thotë Adrian Hoxha.

Ndryshe, familja Hoxha ka nisur protesta në vende të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e familjarit të tyre.

remzi-hoxha-620x330

Pak ditë më parë, në Rubikon, Adrian Hoxha deklaroi se drejtësia shqiptare nuk është e interesuar të merret me këtë rast.

 “Ata nuk janë të intertesuar ta çojnë përpara. Prej vitit 2013 rasti është në Gjykatën e Lartë dhe nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë rast”, ka thënë ai.

Hoxha pati akuzuar sërish Berishën se me anë të strukturave të tij po pengon zbardhjen e Hoxhës.

“Kjo tregon se sa e pengojnë strukturat e Sali Berihsës zbardhjen e rastit”, ka thënë Hoxha në “Rubikon” të KTV-së.

Remzi Hoxha u vra në vitin 1995 në Tiranë. Siç është provuar nga një process gjyqësor ai u vra dhe kufoma e tij u zhduk prej disa nga drejtuesit e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata për Krime të Rënda në Tiranë ka dënuar Ilir Kumbaron me 15 vite burg, por ai është në arrati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu